10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Gërvalla merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Varshavë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është nisur për në Varshavë, ku do të marrë pjesë në një takim të përbashkët të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe shteteve aspirante për anëtarësim në BE.

Takimi, i organizuar nga presidenca polake e Këshillit të BE-së, ka si qëllim krijimin e një platforme për dialog ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, shteteve kandidate dhe vendeve që kanë ambicie për anëtarësim, për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së.

“Në kuadër të këtij takimi, Gërvalla do të zhvillojë biseda dhe takime dypalëshe me homologët e saj nga vendet e BE-së dhe shtetet kandidate, ku do të diskutohen zhvillimet më të fundit në rajon dhe progresi i Kosovës në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftim.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Gjatë periudhës së kaluar, presidenca e Këshillit të BE-së ka kaluar ndërmjet gjashtë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës, Hungarisë dhe Polonisë.

Çekia e ka pranuar aplikimin e Kosovës, por asnjë shtet tjetër nuk e ka shqyrtuar ende këtë kërkesë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...