24 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Gërvalla në Austri: Kërkova përshpejtim të procesit të anëtarësimit në BE

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” me ftesë të Ministrit të Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg në Austri.

Në një postim në Facebook, Gërvalla ka thënë se para homologëve të saj nga shtetet pjesëmarrëse ka ndarë qëndrimet e Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe rajon.

Derisa, ajo tha se u ka bërë thirrje për përshpejtim të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, ministrja ka bërë të ditur se ka diskutuar edhe për agresionin rus në Ukrainë, duke vënë në pah mbështetjen e Kosovës për Ukrainën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...