27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Gërvalla në Dubrovnik takon homologun e Armenisë

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwaz është takuar me homologun nga Armenia, Ararat Mirzoyan, shtet ky që ende nuk e ka njohur Kosovën. Ky takim u zhviluar në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Ministria e Punëve të Jashtme të Armenisë njoftoi se në këtë takim u bisedua për çështjet e sigurisë rajonale dhe shkëmbyen mendime mbi faktorët që ndikojnë në stabilitetin e Kaukazit Jugor dhe Ballkanit.

“Duke iu referuar angazhimit të Armenisë për axhendën e paqes, ministri Mirzoyan theksoi përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët. Në veçanti u theksua vullneti politik i treguar nga Armenia për nënshkrimin e traktatit të paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe krijimit të bazave të qëndrueshme për zhvillim të qëndrueshëm në vend të konfrontimeve ushtarake në Kaukazin e Jugut”, thuhet në njoftimin e tyre.

Forumi i Dubrovnikut është konferencë e përvitshme që mbledh ministra dhe figura të larta politike nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar çështjet aktuale në agjendën politike globale.

Po ashtu, në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thuhet se në këtë forum Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sfidave të paqes dhe stabilitetit në Evropë “si dhe do të ndajë përvojën e Republikës së Kosovës me proceset e integrimeve euroatlantike dhe reformat e thella në sundimin e ligjit, ngritjen e standarteve të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...