22.8 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Gërvalla në takim me kongresistin amerikan, Self: Ende asnjë pasojë ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka takuar kongresistin amerikan nga radhët e republikanëve, Keith Self.

Përmes një njoftimi për media u bë e ditur se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, rreziku i destabilizimit të rajonit si pasojë e veprimeve të Serbisë dhe Rusisë si dhe angazhimi i Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, ishin në fokus të këtij takimi

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin Self lidhur me kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës duke përmendur faktin që ende nuk ka asnjë pasojë për Serbinë pas sulmit në Banjskë, sulmit ndaj KFOR-it dhe veprimeve të vazhdueshme agresive por edhe vendosmërinë e Republikës së Kosovës për t’i qëndruar besnike parimeve të saj”, thuhet në njoftim.

Duke njoftuar kongresistin Self për progresin e Republikës së Kosovës në shumë fusha, Gërvalla falënderoi ShBA-të për mbështetjen e vazhdueshme në çlirimin, shtetndërtimin, zhvillimin dhe integrimet euroatlantike të Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...