20.9 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

Gërvalla: Në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka marur pjesë në darkën e përbashkët të “Ministrave të Jashtëm të Danubit”, Ministrave të Jashtëm të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” dhe ata të Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

Gërvalla, u shprehë që në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon.

“Në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të avokojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Gërvalla.

Ndërsa nesër pritet të mbahet takimi që synon përkrahjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një integrim sa më të shpejtë në strukturat e BE-së./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...