Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e mirëpret nesër në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Të dy homologët do të zhvillojnë më pas takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.
Takimi do të fillojë nga ora 13:00./Njeshi/