31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Gërvalla për zgjedhjet: Më mirë të mbahen në ditë të gjata sesa të shkurtra të dimrit – por duhet konsensus opozitar

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Ajo tha se nëse opozita në Kosovë është e mendimit se duhet shkuar në zgjedhje, mazhoranca nuk do ta pengojë këtë proces, por sipas saj, duhet një konsensus opozitar për këtë. “Ne presim që opozita të jetë serioze në thirrjet e saj për zgjedhje dhe mos ta bëjë këtë vetëm nëpër media, aty ku nuk vendoset për zgjedhje të reja. Ne jemi të gatshëm kurdo që opozita të jetë e gatshme. Ne mendojmë se do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin gjatë ditëve të gjata se sa në ditët e shkurtra të dimrit”, tha Gërvalla në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Megjithatë, Gërvalla tha se qeveria është e gatshme që ta çojë mandatin deri në fund, gjë e cila, siç tha ajo, do të ishte hera e parë për një qeveri pas pavarësisë së Kosovës.

Ajo tha se nëse opozita në Kosovë është e mendimit se duhet shkuar në zgjedhje, mazhoranca nuk do ta pengojë këtë proces, por sipas saj, duhet një konsensus opozitar për këtë.

“Ne presim që opozita të jetë serioze në thirrjet e saj për zgjedhje dhe mos ta bëjë këtë vetëm nëpër media, aty ku nuk vendoset për zgjedhje të reja. Ne jemi të gatshëm kurdo që opozita të jetë e gatshme. Ne mendojmë se do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin gjatë ditëve të gjata se sa në ditët e shkurtra të dimrit”, tha Gërvalla në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Megjithatë, Gërvalla tha se qeveria është e gatshme që ta çojë mandatin deri në fund, gjë e cila, siç tha ajo, do të ishte hera e parë për një qeveri pas pavarësisë së Kosovës./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...