14 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Gërvalla priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Szunyog

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, njoftojnë nga ministria.

Bëhet e ditur se në takim janë diskutuar tema të ndryshme, përfshirë zhvillimet e fundit në Kosovë, me përfundimin e  suksesshëm të konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Gërvalla ka shfaqur besimin se me përfundimin e këtij procesi janë krijuar mundësitë që institucionet t`i adresojnë të gjitha çështjet, teksa sfidë mbetet përballja me pandeminë dhe efektet e shkaktuara nga ajo.

Ajo ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, për sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e Kosovës, në një kohë sa më të shkurtër.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...