15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Gërvalla rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë sot se Kosova e mbështet Ukrainën në luftë ndaj Rusisë, edhe pse Kievi zyrtar s’e njeh shtetësinë.

Gërvalla tha sot se zgjidhja e vetme e këtij konflikti është që Rusia të humbasë luftën, në të kundërtën sipas saj “Evropa duhet të përgatitet për konflikte të tjera në kontinentin tonë”.

“Ukraina nuk e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet, por ne besojmë vërtet se e dimë se në ç’po kalon Ukraina. Gjersa Kosova është një shtet i vogël me mundësi tepër modeste për të ndihmuar, ne jemi përpjekur të jemi shumë ndihmues me Ukrainën dhe s’kemi hezituar të tregojmë mbështetjen dhe simpatinë tonë të pakushtëzuar ndaj popullit dhe shtetit ukrainas”, ka thënë ajo për The Associated Press,.

Sot, Gërvalla ka përuruar misionin e parë konsullor të Kosovës në Poloni.

Atje, duke folur për Serbinë, Gërvalla është shprehur se “s’mund të jesh në të njëjtën kohë shtet kandidat i Bashkimit Evropian dhe të jesh përfaqësues i Rusisë”.

“Rusia i ka shpallur luftë jo vetëm Ukrainës, por edhe Perëndimit si të tillë…Dhe ne e dimë se ka vetëm një zgjidhje, jo vetëm për Ukrainën, por për Evropën. Vetëm Rusia mund ta humbasë luftën dhe Ukraina ta fitojë atë. Përndryshe, Evropa duhet të përgatitet për konflikte të tjera në kontinentin tonë”, tha tutje Gërvalla.

Për vizitën e presidentit të Kinës në Beograd, Xi Jinping, Gërvalla ka theksuar se ajo ka implikime për Evropën pasi tregon se Serbia “po e identifikon veten me kundërshtarët e demokracive të perëndimore evropiane”.

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, është ndër zërat e paktë në Ukrainë që i ka bërë thirrje vendit të tij ta njohë Republikën e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...