6.9 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

Gërvalla: Sot, hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi

Sot, hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi një hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë diplomatike në Azinë Juglindore.

Malajzia, një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, vazhdon të mbetet një partner i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Me këtë rast Ministrja Donika Gërvalla ka shkruar:

“Shumë e lumtur dhe krenare që tani e tutje, Ambasada jonë në Kuala Lumpur do të jetë shumë më tepër se një adresë zyrtare, do jetë një urë e re bashkëpunimi për diplomacinë, tregtinë, shkëmbimet kulturore dhe për çdo qytetar të Kosovës që do të na përfaqësojë me dinjitet në këtë pjesë të botës.”

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...