4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Gërvalla takohet me diasporën në Montreal të Kanadasë

Në kuadër të vizitës në Montreal të Kanadasë, për pjesëmarrjen në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi takim me mërgatën shqiptare në Montreal.

Sipas një komunikate për media, në fokus të këtij bashkëbisedimi ishin organizimi kulturor dhe mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët e diasporës, regjistrimi i mërgatës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të mërgatës në Kosovë.

Sipas kumtesës, Gërvalla theksoi rëndësinë e regjistrimit të popullsisë duke ftuar të gjithë mërgimtarët të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për planifikimin e politikave dhe programeve për mërgatën.

“Ministrja Gërvalla paraqiti programet që ofron MPJD për të rinjtë e diasporës duke përfshirë diplomacinë qytetare ku profesionistët e ri vijojnë një program prej 10 muajsh në Kosovë, kontribuojnë në institucionet e vendit, sjellin përvojat e tyre nga më të ndryshmet dhe fuqizojnë lidhjen me Kosovën”.

“Gjatë këtij takimi pati një bashkëbisedim të hapur ku mërgimtarët shprehën pikëpamjet e tyre pozitive rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, integrimin euro-atlantik, investimet e mërgatës, shërbimet konsullore, mësimin në gjuhën shqipe dhe rolin e madh të mërgatës në fuqizimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Kanadasë, duke theksuar posaçërisht krenarinë dhe mbështetjen për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë vendin dhe punën e policisë dhe organeve të tjera të sigurisë së Republikës së Kosovës”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...