30.2 C
Pec
E martë, 16 Korrik, 2024

Gërvalla takohet me homologun armen, theksohet bashkëpunimi i ngushtë global mes dy vendeve

Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi homologun e saj të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.

Gërvalla dhe Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave.

Dy ministrat shprehën besimin se forume të tilla si ky i Dubrovnikut kontribuojnë në zhvillimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv rreth çështjeve gjeopolitike, duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe duke avancuar objektivat e përbashkëta për një të ardhme më të sigurt.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...