35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Gërvalla takon homologun e saj turk, diskutime për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar homologun e saj turk, Hakan Fidan, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Gërvalla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në takim kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve, si dhe për tema tjera të rëndësishme.

“Fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik, mbështetja për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje, ishin temat në fokus të takimit me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, të mbajtur në margjinat e Forumit të Dubrovnikut”, ka pohuar ajo.

Gjithashtu, ajo thotë se vlerësojnë përkrahjen unanime të deputetëve turq, për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Vlerësuam bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona, përfshirë përkrahjen unanime nga deputetët e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, shton mes tjerash ajo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...