15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Gërvalla takon përfaqësuesit e CSU-së: U pajtuam që Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE

Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, përfaqësues të CSU-së dhe personalitete nga kultura, biznesi e politika në Gjermani, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Gunther Beckstein.

Gërvalla tha se në takim u fol për situatën politike dhe të sigurisë në vend e rajon, të arriturat e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik por edhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

“Patëm një diskutim miqësor dhe të hapur rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë si anëtarësimi në Këshillin e Evropës për të cilin ndamë mendimin që Republika e Kosovës ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim duke qenë shembull të respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë, liri të shprehjes dhe atyre fetare”, tha Gërvalla./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...