8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Gërvalla thërret në telefon kryediplomatin turk: Kosova e gatshme të ndihmojë

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka thirrur në telefon homologun e saj turk, Mevlut Cavusoglu, pas tërmetit shkatërrëues që goditi Turqinë.

Në një postim në Twitter, Gërvalla tha se i ka shprehur Cavusoglut, ngushëllimet për humbjet e jetëve.

Ajo shtoi se Kosova qëndron gati për të ndihmuar në çfarëdo forme.

“Fola me kolegun tim turk, Mevlut Cavusoglu dhe shprehëm ngushëllimet tonë të sinqerta për humbjet e jetëve në këtë tërmet të tmerrshëm. Ne shpresojmë që ata që janë të pagjetur do të shpëtohen shpejtë. Kosova qëndron gati të ndihmojë në çdo formë të mundshme”, shkroi Gërvalla në Tëitter./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...