14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Gëzim Kelmendi: Partia ‘Fjala’ ka vizion për rimëkëmbjen e Kosovës

Në kuadër të terminit pa pagesë, të ofruar për Partitë politike që garojnë për zgjedhjet nacionale të 9 Shkurtit, ka shpalosur programin zgjedhor të Partisë ‘Fjala’, kryetari i saj Dr. Gëzim Kelmendi.

Përballë Linda Lipa – Gjakovës, Kelmendi ka folur për mundësitë e mëdha buxhetore të Kosovës në investime, të cilat sipas tij kanë munguar për këto 4 vite, sikurqë kanë munguar edhe donacionet që Kosovës i kanë ardhur në të kaluarën nga shtetet mike.

‘Ne kemi buxhet 3 miliard e 720 milion euro, nëse ato kthehen mirëfilli në arsim, shëndetësi e rini, Kosova do lulëzonte. Krahas kaj ne kemi humbur donacione të rëndësishme. Partia ‘Fjala’ është e gatshme të kontribuoj e qeverisë me nderë e përgjegjësi.’-tha mes tjerash Kelmendi.

Tutje Kelmendi ka shtuar se Bashkëpunimi në donacione me shtetet arabe, nuk e ndalon rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Partia ‘Fjala’ në zgjedhjet e 9 Shkurtit garon me numrin 138, ndërsa Dr. Gëzim Kelmendi bartë numrin 1./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...