Asamblisti i VV-së, i cili para pak ditës demoloi mikrofonin në sallën e mbledhjeve të komunës së Prishtinës, është dërguar në Gjykatë, ku edhe pritet të mbahet seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.
Në lidhje më këtë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka thënë do të kërkoj caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij.
I njëjti, nga prokuroria është thënë se hetohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
‘‘Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast’’, është thënë nga Prokuroria. /Njeshi/