Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjakovë, rreth orës 07:55.
Policia njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Tutje siç theksohet në raportin 24 orësh, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet lidhur me rastin kanë filluar. /Njeshi/