14.7 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Zallq të Istogut

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të premte në rrugën Gurrakoc-Klinë, konkretisht në fshatin Zallq të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Gjashtë persona janë lënduar nga aksidenti që ndodhi në orën 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë, në fshatin Zallq. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, ka deklaruar Gashi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...