18.2 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Gjatë 2024-tës, KEK-u thotë se rriti prodhimin e energjisë dhe eksploatimin e qymyrit

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se ka arritur rezultate të shkëlqyera gjatë vitit 2024, duke përballuar me sukses sfidat që lidhen me teknologjinë e vjetër.

Në një deklaratë publike, KEK-u thotë se rritja e prodhimit të energjisë elektrike dhe eksploatimi më i lartë i qymyrit kanë kontribuar ndjeshëm në performancën e përmirësuar.

“Në periudhën janar-dhjetor 2023, bruto prodhimi i energjisë elektrike ishte rreth 5,534,196 milionë MWh, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky prodhim ka arritur në 6,178,372 milionë MWh, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej rreth 11.65% krahasuar me vitin paraprak”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se edhe prodhimi i qymyrit ka pasur një rritje të ngjashme.

Në periudhën janar-dhjetor 2023, KEK ka eksploatuar 6,923,659 milionë tonë qymyr, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë eksploatuar 8,068,711 milionë tonë, duke treguar po ashtu një rritje të prodhimit prej 16.55%.

“Një tjetër arritje e rëndësishme është edhe shitja e tepricave të energjisë elektrike, të cilat zakonisht janë në dispozicion gjatë orëve të natës, kur konsumi vendor është më i ulët. Shitja e tepricave gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 ishte rreth 350,449 MWh, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë shitur 645,824 MWh, duke shënuar një rritje prej 45.75%, ose rreth 295,375 MWh më shumë se vitin paraprak”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...