Me përballjen, Kozuv – Barsy Atyrau, që zhvillohet sot në Gjevgjeli të Maqedonisë, duke filluar nga ora 17.30, fillojnë ballafaqimet e Ballkanligës në basketboll për këtë javë.
Teuta e Durrësit, nesër pret skuadrën Beroe, ndeshja fillon prej orës 19.00, ndërsa Bashkimi në palestren ,,Sezai Surroi,, të mërkurën përballet me Barsy Atyrau, ndeshja fillon prej orës 19.30.
Tri vendet e para në tabelën e Ballkanligës i mbajnë skuadrat Beroe, Academic Bultex dhe Teuta, me nga 18 pikë, përfaqësuesi i Kosovës Bashkimi, mbanë vendin e parafundit me 11 pikë.
]]>