Policia në Pejë, gjatë muajit shtator, ka arrestuar 33 persona që ishin të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Disa prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit, disa janë dërguar në seanca gjyqësore dhe pasi kanë paguar dënimin janë liruar.
Njoftimi i plotë:
Stacionet Policore, pranё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatё muajit shtator 2024, kanё realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar.
Gjatё muajit shtator nga data 01.09.2024-30.09.2024, janё arrestuar tridhjetë e tre (33) persona tё dyshuar.
Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa disa nga ta janё dёrguar ne seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente. /Njeshi/