11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Gjeloshaj: BE, NATO dhe Kosova, vijat e kuqe të qëndrimit tim në qeveri

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se shumica e shqiptarëve e kanë përkrahur Forumin Shqiptar për të hyrë në qeveri.

Ai ka shtuar se shqiptarët besojnë në të për shkak se siç nënvizon, ata e dinë se në këtë mënyrë u shërbejnë interesave, jo vetëm që tyre, por tërë qytetarëve të Malit të Zi.

Në një intervistë për portalin CdM, ai ka thënë se çështja e pavarësisë së Kosovës përbën tri vijat e kuqe të qëndrimeve të tij

“Drejtimi properëndimor I shtetit, anëtarësimi në BE, rreshtimi I plotë I Malit të Zi me politikën e jashtë dhe të sigurisë me BE-në dhe NATO-n dhe çështja e pavarësisë së Kosovës, janë tri vijat e kuqe të qëndrimit tim në qeveri”, është shprehur Gjeloshaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...