22.6 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Gjenden mjete të dyshimta, FSK bëri deminimin e tyre në një fshat të Gjakovës

Një person ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00 në fshatin Babaj i Bokës, Gjakovë.

Tutje thuhet se njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt”, thuhet në raport. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...