5.2 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Gjenden pa shenja jete dy vëllezër në Mallakastër

Dy vëllezër të moshave 90 dhe 85 vjeç janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Mallakastër.

Sipas policisë, nuk dyshohet se vdekja e tyre erdhi si shkak i ndonjë ngjarje kriminale.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit Sabri Velaj, 90 vjeç dhe Novrus Velaj, 85 vjeç (vëllezër), të cilët jetonin të vetëm. Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale”, njofton Policia e Shtetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...