17.2 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Gjendet i vdekur një burrë në një veturë në Gjakovë, policia jep detaje

Një person i moshuar është gjetur i vdekur brenda një veture sot në komunën e Gjakovës.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se viktima ka qenë pa shenja jete dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.

“Rreth orës 11:40 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezi//Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...