24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Gjendet një granatë dorë në Mitrovicë të Veriut, Policia jep detaje

Një granatë dore është gjetur në rrugën “Xhon Kenedi” në Mitrovicë të Veriut, gjatë punimeve për rregullimin e trotuareve.

Policia ka bërë me dije se ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë sigurimin e perimetrit dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për siguri publike.

“Në vendin e ngjarjes kane dal edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (EOD), e cila ka bërë tërheqjen e mjetit, që ka rezultuar të jetë granatë dore e modelit M-75, prodhim Serb. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të cilesohet si: “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.” Hetimet nga njësitë relevante policore janë duke vazhduar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dhe i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë apo të rrezikshëm në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt të policisë”, thuhet në njoftim./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...