20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Gjendet një person i vdekur në Gjakovë, policia nis hetimet

Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Doblibarë të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, ka thënë media se policia dhe njësitet e nevojshme mjekësore kanë konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...