18.5 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Gjendet një tendë me bimë kanabisi të mbjella në një shtëpi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premtën 11:00, është gjetur një tendë e improvizuar me bimë kanabisi të mbjella në fshatin Soqanicë të Leposaviqit.

Sipas njoftimit të policisë, janë konfiskuar një tendë e improvizuar me një llamë elektrike, një pompë uji, një kuti plastike  me disa bimë të mbjella me kanabis, një vazo, tjetër me disa bimë–kanabis, një sirtar druri për tharje të narkotikëve dhe një sasi substancë dyshuar e llojit marihuanë në peshë 1.5 gram dhe 200 fara Kanabis.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar një tendë e improvizuar me një llamë elektrike, një pompë uji, një kuti plastike  me disa bimë të mbjella me kanabis, një vazo, tjetër me disa bimë–kanabis, një sirtar druri për tharje të narkotikëve dhe një sasi substancë dyshuar e llojit marihuanë në peshë 1.5 gram dhe 200 fara Kanabis”, njoftoi policia/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...