24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Gjendet pa shenja jete në veturën e tij punonjësi i gardës së Republikës, 47-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 47-vjeçar, punonjës i gardës së Republikës është gjetur i vdekur, ndërsa dyshohet se është vetëvrarë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02.00 në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar trupi i pajetë i punonjësit të Gardës së Republikës, G. Lelçaj 47-vjeç, brenda automjetit të parkuar, në garazhin e banesës së tij.

Nga të dhënat e para, dyshohet se punonjësi ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...