11.3 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Gjendet pa shenja jete një 34-vjeçare në Graçanicë, policia nisë hetimet

Një 34-vjeçare, është gjendur pa shenja jete në Graçanicë, ndërsa vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rasti është iniciuar në polici këtë të enjte, si “hetim mbi vdekjen”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Tutje, Ahmeti është shprehur se aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit.

“Ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka përfunduar ajo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...