27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçare, në shtëpinë e saj në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në rrugën “Misin Mala” në Pejë, ku një grua u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Zarife Krasniqin, rreth 58-vjeçare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se e njëjta ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...