22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Gjendet pa shenja jete një person brenda një veture në Sllatinë

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Sllatinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull.”

Ai ka thënë se policia po i ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe të ekzaminimit për ta sqaruar ngjarjen.

“Aktualisht  policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.” /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...