2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Gjendet pa shenja jete një person në hapësirat e hotel “Nora” në Klinë, policia nisë hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e hotel “Nora”, në Klinë.

Personi është gjetur në hapësirën e marketit, dhe menjëherë për rastin është njoftuar Policia dhe Emergjenca.

Lajmin për vdekjen e dyshimtë të një personi e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.

Zëdhënësi Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodh sot rreth orës 09:00, ndërsa vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

Pasi Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i personit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia është duke vazhduar hetimet për rastin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...