Një person pa shenja jete është gjetur ditën e hënë në Istog.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka njoftuar policia. /Njeshi/