27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Lipjan. Viktima është gjetur nga fqinja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij, nga fqinja e tij ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...