Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij sot rreth orë 15:30 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.
Këtë për “Radio 1” e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugen ” Lekë Dukagjini” në Pejë, një person është pa shenja jete.
Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes””, ka thënë Rugova.