-1.1 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok

Sot më 23 dhjetor 2024, stafi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok ka njoftuar Policinë e Kosovës për një rast të dyshimtë vdekjeje në fshatin Veli Breg.

Njësitë relevante policore, së bashku me ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën të shtrirë në dhomën e një shtëpie banimi.Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi nuk kishte shenja jete.

Prokurori i Shtetit është informuar për rastin dhe ka udhëzuar që rasti të trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur këtë rast./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...