21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Gjendja e njërit prej të plagosurve nga incidenti në Lupç, vazhdon të jetë e rëndë

Një përleshje me armë zjarri dhe me mjete të forta ka ndodhur të mërkurën në fshatin Lupç i Podujevës.

Si pasojë katër persona janë plagosur nga ky incident, tre prej tyre me armë zjarri dhe njëri nga ta me thikë.

Ata janë dërguar për trajtim në QKUK, ku njëri nga ta e ka gjendjen më të rënduar.

Lidhur me gjendjen e tij, detaje për Klankosova.tv ka dhënë shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka.

“Pas ekzaminimeve të nevojshme dhe nënshtrimit të një intervenimi kirurgjik në sallën operative të Qendres Emergjente, është sjellë në Njësinë e Mjekimit Intensiv, ku po vazhdon të marrë trajtim”, tha Uka.

“Ne po vazhdojmë ta monitorojmë gjendjen e tij. Lëndimet i ka në pjesën e barkut dhe ekstremiteteve të poshtme. Po mbahet me barëra dhe me aparaturë mjekësore. Po presim”, shtoi ai për Klankosova.tv

Derisa mjeku i Qendres Emergjente Agron Çitaku, tha se tre nga të plagosurit po vazhdojnë të marrin trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

Ndërkaq, një është liruar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...