Tashmë jemi në prag të ndeshjeve të muajit mars të Kombëtares së Kosovës, ndeshjet të cilat janë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian, “Euro 2024” e cila do të zhvillohet në Gjermani.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, është në rregull.
Ndeshja e parë e “Dardanëve” do të zhvillohet në udhëtim me 25 mars ndaj Izraelit.
Ndërsa më 28 mars do të luaj në ndaj Andorrës në stadiumin e kryeqytetit.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm për fillimin e ciklit kualifikues EURO 2024! Fusha e gjelbër në gjendje të shkëlqyeshme para ndeshjeve kualifikuese.
Nën moton “Me Kosovën në Evropian” të gjithë po japim kontributin e duhur që Kombëtarja jonë të na dhurojë ndeshje emocionuese!.
Le të bëhemi të gjithë së bashku dhe të bëjmë tifo për Dardanët me të gjitha forcat! /Njeshi/