2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Gjendja në vendkalimet kufitare, bashkatdhetarët presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, dy pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë po vazhdojnë të jenë më të ngarkuarat sa i përket kolonave.

Ndërkaq, pritja e qytetarëve në Merdar po zgjatë deri në tri orë, kurse në pikën kufitare Dheu i Bardhë mbi një orë.

Kolona janë krijuar edhe në dalje të këtyre vendkalimeve kufitare.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...