15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Gjendja në veri, Osmani takon partitë opozitare e drejtorin e AKI-së

Presidentja Vjosa Osmani, ka mbledhur në takim kryetarët e partive parlamentare pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të vendit.

Osmani do ta presë në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, po ashtu, edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Përderisa shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, veç se ka arritur në takim.

Tema e këtij takimi është terrorizmi që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, e ku mbeti i vrarë një polic i Republikës së Kosovës dhe tre terroristë serbë.

Gjatë ditës së djeshme u kuptua që nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, ishte pjesë e sulmit terrorist. Ai shihej në disa pamje të publikuara edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...