20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Gjeneral Jashari pret në takim lamtumirës gjeneralin e NALT

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës drejtorin e deritanishëm të NALT, Gjeneral Brigade Christian Nawrat dhe atë në ardhje, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.

Sipas njoftimit të FSK-së,  Jashari falënderoi Gjeneralin Nawrat për shërbimin e tij të deri tanishëm si Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje të lartë për punën e tij.

Në anën tjetër, thuhet se Gjenerali Nawrat përgëzoi Gjeneral Jasharin për udhëheqjen e proceseve transformuese të FSK-së dhe e falënderoi për bashkëpunimin korrekt dhe profesional.

Në fund, thuhet se palët u pajtuan që bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) të zhvillohen edhe më tutje duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj, si dhe arritjen e standardeve të NATO-s, ku edhe aspirojmë të integrohemi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...