19.8 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Gjeorgji, protesta kundër projekligjit të qeverisë për “agjentët e huaj”

Mijëra banorë protestuan në Tbilisi të Gjeorgjisë për të kundërshtuar një projektligj të ri për median, që sipas kritikëve synon të shuajë lirinë e shtypit në vend. Propozimi, i ashtuquajtur “ligji për agjentët e huaj”, ashpërson rregullat për mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që marrin financime të huaja. Bashkimi Europian ka paralajmëruar se miratimi i tij do ketë pasoja për procesin integrues të Gjeorgjisë.

Të dielën në mbrëmje rrugët e kryeqytetit Tbilisi u mbushën përsëri nga protestuesit gjeorgjianë që kundërshtojnë projektligjin që detyron mediat dhe organizatat jo fitimprurëse që të regjistrohen se janë në ndikim të huaj në rast se më shumë se 20 për qind e fondeve për veprimtarinë e tyre, financohet nga jashtë.

Mes mijëra protestuesve valëviteshin flamuj të Gjeorgjisë dhe të Bashkimit Europian.

Kritikët thonë se projektligji do të pengojë synimet e kahershme të Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Ata e kanë cilësuar atë si “ligji rus”, sepse Moska po zbaton një legjislacion të ngjashëm për të stigmatizuar mediat e pavarura dhe organizatat të cilat konsiderohen si kundërshtare të Kremlinit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...