3.5 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjeve, raportohet për të vdekur e të lënduar

Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.

Incidenti, që fillimisht po cilësohet si sulm i qëllimshëm, gjeti një makinë të tipit BMW që u përplas me një turmë njerëzish, ku dyshohet të ketë edhe një të vdekur.Sipas shërbimit të shpëtimit, janë 60 deri në 80 të lënduar, shkruan ZDF.

Drejtuesi i makinës është arrestuar.

Dëshmitarët raportojnë se automjeti ka hyrë direkt në turmë dhe ka shpërthyer paniku.

Autoritetet citojnë kreun e tregut të Krishtlindjeve, i cili bëri thirrje që njerëzit të largohen nga qendra e qytetit. Mediat e tjera raportojnë se policia po kërkon për eksploziv, në treg./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...