25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Gjermani: Reshje të vazhdueshme të shiut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Shtetet jugore të Bavarisë dhe Baden-Württemberg janë përmbytur, duke shkaktuar plasje digash nga reshjet e dendura të shiut. Në këtë zonë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Banorëve në shtetet e Gjermanisë jugore të Bavarisë dhe Baden Württemberg u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, madje disa prej tyre janë evakuuar, mes stuhive të vazhdueshme.

Në Augsburg gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit.

Niveli i ujit pritet të vazhdojë të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Prej ku raportohet se komunitetet e Fischach dhe Langenneufnach do të preken veçanërisht, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv

Përmbytjet statistikisht ndodhin vetëm çdo 50 deri në 100 vjet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...