7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Gjermania dhe Britania e Madhe, janë kundër ndërrimit të kufinjëve ne mes Kosovës dhe Serbisë

Ideja e presidentit serb, Aleksandar Vuqiq, dhe ministrit të punëve të jashtëme Ivica Daciq, për ndërrimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë, që është prezentuar vitin e kaluar po vazhdon të kundështohet zëshëm nga Gjermania dhe Britania e Madhe, shkruajn mediat serbe.

Deklarata e ministrit të punëve të jashtëme të Gjermanisë, Hajko Mass, se vendi i tij dhe BE, duhet të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën, ka nxitë reagimin e klasës politike në Serbi, që konsiderojnë se pikërisht Gjermania dhe Britania e Madhe, kanë qëndrim më të butë rreth taksës së vënë ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këto dy vende po vazhdojnë të kundështojnë ndërrimin e kufinjëve duke e vlerësuar si rrezik të destabilizimit të Ballkanit, në përgjithësi.

Mediat serbe, kanë informuar se në takimin e shteteve të kuintit, Britania e Madhe, ka bllokuar formulimin më të ashpër të qëndrimit rreth taksës 100% për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës, edhe përkundër iniciativës së SHBA-ve Francës dhe Italisë, që formulimi të jetë i prerë për heqjen e saj.

Analistët politikë në Serbi, kanë vlerësuar se politikanët serb duhet të përshpejtojnë angazhimet rreth zgjedhjes së qështjes së Kosovës, në kohën kur administrata amerikane është e gatëshme të ndihmoj këtë proces i cili do të duhej të përbyllej brenda këti viti.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...