16 C
Pec
E hënë, 12 Prill, 2021

Gjermania dhe Holanda zbulojnë 23 tonë kokainë, vlera e së cilës arrin në miliarda euro

Zyrtarë të Doganës së Gjermanisë kanë gjetur më shumë se 16 tonë me kokainë, në kontejnerët që kishin arritur në portin e Hamburgut nga Paraguai.

Ndërkohë, një anije tjetër me sasi të madhe të kokainës ishte gjetur në Belgjikë dhe nga ky rast është arrestuar një person në Holandë, raporton AP.

Dogana e Hamburgut e ka përshkruar këtë gjetje në portin gjerman si sasinë më të madhe të kokainës ndonjëherë në Evropë dhe një prej më të mëdhave në botë.

Sasia e substancës narkotike është gjetur gjatë një hetimi më 12 shkurt të këtij viti, në pesë kontejnerë që kishin arritur nga Paraguai dhe që ishin parë si të dyshuar.

Zyrtarët doganorë kishin gjetur kokainë të fshehur në më shumë se 1700 kanaçe në tre kontejnerët.

Ditë më parë, autoritetet gjermane dhe holandeze kishin gjetur një sasi tjetër prej 7,2 ton me kokainë në portin Antwerp të Belgjikës duke bërë që sasia e përbashkët e të dy rasteve të arrijë në 23 tonë.

Sipas zyrtarëve doganorë gjermanë, vlera e sasisë së drogës së gjetur mund të shkojë deri në miliarda euro.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...