16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Gjermania emëron zëvendës Atashe për Kosovën

Në shenjë të bashkëpunimit dhe miqësisë së ngushtë ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, përfshirë në fushën ushtarake dhe të politikës së sigurisë, nënkoloneli Oliver Palkowitsch merr pozitën e sapokrijuar të Zëvendës Atasheut të Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Në njoftimin e ambasadës gjermane në Prishtinë, javën e kaluar, Palkowitsch u informua për detyrat e tij nga atasheu i mbrojtjes, nënkoloneli Franz-Josef Nolte, i cili ka zyrën e tij kryesore në Ambasadën Gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë dhe prej andej kujdeset për Kosovën dhe u prezantua në udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Akreditimi i nënkolonelit Palkowitsch është një bllok ndërtimi i mëtejshëm në bashkëpunimin e fortë dypalësh dhe do ta bëjë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer ekzistues edhe më efektiv.

“Ministria gjermane e Mbrojtjes dhe ajo kosovare aktualisht janë duke punuar së bashku në tri fusha kryesore të bashkëpunimit: Programi Vjetor Bilateral, Ndihma për Trajnimin Ushtarak dhe Iniciativa për Përmirësim dhe Mundësim. FSK-ja i është bashkuar Iniciativës Gjermane për Përmirësim dhe Mundësim në vitin 2019, që kur Gjermania u ka ofruar institucioneve të sigurisë në Kosovë pajisje në vlerë prej 5.8 milionë euro, duke përfshirë një fabrikë për pastrimin e ujit, dy transportues të mallrave të rrezikshme, dhjetë kostume për mbrojtjen nga bomba dhe – vetëm dje – pesë kamionë për regjimentin logjistik të FSK-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Në njoftim thuhet se planet janë gjithashtu për pajisjen e plotë të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit, para fundit të këtij viti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...