21.3 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Gjermania kampione e botës, mposht Serbinë

Gjermania është kampione e botës në basketboll. Në finale të Botërorit 2023, Gjermania e mposhti Serbinë me rezultat 83:77. Finalja e Botërorit është zhvilluar të dielën në Manila të Filipineve. Ndeshja ishte dramatike dhe e hapur deri në fund.

Shkëputjen e madhe gjermanët e bënë në çerekun e tretë, të cilin e fituan 22:10. Por më pas ndeshja u hap sërish dhe u vendos në aksionet e fundit. 21 sekonda para fundit, Dennis Schroeder shënoi për 81:77. Në aksionet vijuese Serbia dështoi. Schroeder më pas realizoi dy gjuajtje të lira për 83:77, 12 sekonda para fundit. Rezultati më nuk ndryshoi. Gjermania ka fituar titullin e botës për herë të parë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...